E shpallën të vdekur, rishfaqet pas disa muajsh

Afrika

E shpallën të vdekur, rishfaqet pas disa muajsh

Më: 2 mars 2019 Në ora: 21:45
Mali

Një prej liderëve xhihadistë në Mali u rishfaq në një video, disa muaj pasi autoritetet thanë se ishte vrarë. Vdekja e Amadou Koufa u raportua gjerësisht, pas sulmeve të Nëntorit nga forcat franceze. Videoja, në të cilën Koufa tallet me raportimet e vdekjes së tij, sipas asaj që shkruan BBC, është autentike.

Forcat franceze ndërhynë në Mali në 2013-n, duke zbrapsur xhihadistët që kishin marrë një pjesë të madhe të territorit. Megjithatë, militantët vijojnë të mbeten një kërcënim për vendin. Disa pjesë të këtij shteti vijojnë të jenë jashtë kontrollit të qeverisë. Pas sulmeve të Nëntorit, një zëdhënës i ushtrisë në Mali, ashtu sikurse edhe Ministria e Mbrojtjes franceze konfirmuan vdekjen e Koufas, i cili ishte pjesë e një prej grupeve më të fuqishme xhihadiste në Mali, JNIM.

Por tashmë, në një video 19 minutëshe që po qarkullon në këtë shtet, Amadou Koufa shfaqet i veshur me një turban të bardhë dhe tallet me forcat ushtarake të Malit dhe Francës.

Një predikues dhe lider xhihadist, Koufa përshkruhet si një prej anëtarëve kryesor të Jamaat Nusrat al-Islam wal-Muslimin (JNIM), një grup që ka ndërmarrë sulme të shpeshta në Mali dhe në Burkina Faso.

Franca, një prej ish-fuqive kolonizatore, vijon të ketë me mijëra trupa në këtë rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat