Pranvera studentore në Algjeri, a do të mund të regjistrohet Presidenti për zgjedhjet?

Afrika

Pranvera studentore në Algjeri, a do të mund të regjistrohet Presidenti për zgjedhjet?

Më: 3 mars 2019 Në ora: 21:28
Algjeri

Studentët në Algjeri kanë mbajtur protesta të reja kundër planeve të Presidentit Abdelaziz Bouteflika për të rikandiduar për një mandat të pestë në detyrë.

Presidenti 82-vjeçar ka afat deri mesnatën e kësaj të diele me kohën lokale për t'u regjistruar për zgjedhjet që do të mbahen në prill.

Policia ka ruajtur zyrat e Këshillit Kushtetues, në kryeqytetin e Algjerit, ku kandidatët paraqesin dosjet e tyre.

Bouteflika tha muajin e kaluar se ai do të garonte, duke shkaktuar protesta të rralla.

81-vjeçari pati probleme shëndetësore në vitin 2013 dhe që atëherë është parë rrallë në publik.

Aktualisht po kryen kontrolle mjekësore në Zvicër dhe dyshohet se nuk do të jetë i pranishëm fizikisht për të regjistruar kandidaturën e tij.

"Policia përdori botet me ujë të shpërndarë nxënësit që marshonin drejt Këshillit Kushtetues në Algjer", tha policia.

Tubime  studentësh dhe protesta janë raportuar në vende të ndryshme të Algjerisë.

Ka pasur edhe demonstrime në Francë,  ku jeton një komunitet i madh algjerian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat