Në Algjeri, opozita mblidhet, protestojnë dhe tensionet rriten

Afrika

Në Algjeri, opozita mblidhet, protestojnë dhe tensionet rriten

Më: 13 mars 2019 Në ora: 15:07
Foto

Udhëheqësit e opozitës algjeriane u mblodhën së bashku për një qëllim të përbashkët dhe bënë thirrje për protesta masive në vazhdim ndaj presidentit Abdelaziz Bouteflika, duke e akuzuar atë për të mos e marrë parasysh kushtetutën për t'u ngjitur në pushtet, shkruan AFP.

Ndërkohë, mësuesit dolën në rrugë për të vazhduar presionin ndaj presidentit të vjetër, pasi pasiguria politike e mbërthen këtë vend afrikan të pasur me gaz. 82-vjeçari Bouteflika këtë javë braktisi planet për të kërkuar një mandat të pestë, por gjithashtu anuloi zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm pa caktuar një datë të re.

Një grup i gjerë figurash të opozitës u takua të mërkurën në selinë e partisë islamike El Adala dhe lëshoi një deklaratë duke thënë: "Në këtë moment historik dhe vendimtar, opozita algjeriane është në anën e popullit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat