Avioni i rrëzuar në Etiopi, pozicioni i pazakontë i një stabilizatori - Bota Sot
Avioni i rrëzuar në Etiopi, pozicioni i pazakontë i një stabilizatori

Afrika

Avioni i rrëzuar në Etiopi, pozicioni i pazakontë i një stabilizatori

Më: 15 mars 2019 Në ora: 16:41
Etiopi

Autoritetet që po hetojnë rrëzimin e një avioni pasagjerësh në Etiopi kanë gjetur një pjesë të një stabilizatori në një pozicion të pazakontë në rrënojat e avionit, rrëzimi i të cilit shkaktoi vdekjen e 157 personave.

Burime që kanë dijeni mbi incidentin thonë se pozicioni i stabilizatorit ishte i ngjashëm me atë të avionit indonezian Lion Air që u rrëzua tetorin e kaluar.

Të dhënat e aeroplanit gjatë fluturimit dhe regjistruesi i zërit ndodhen në Francë për analiza.

Nga të dhënat e regjistruara me satelit rezulton se avioni i linjës ajrore Ethiopian Airlines 302 dhe ai i linjës Lion Air 610, fluturuan në lartësi të çrregullta, duke lëvizur lart-poshtë me disa metra, çka tregon se pilotët kishin pasur vështirësi për të kontrolluar avionin. Të dy ekuipazhet patën kërkuar leje për t'u kthyer në aeroportet nga ku ishin nisur.

Në të dy aksidentet u përfshinë avionë Boeing të modelit të ri 737 MAX 8.

Rreth 5 mijë Boeing 737 MAX 8 të rinj janë porositur për t’u blerë, por aksidenti i fundit ka sinjalizuar se kompania ka gjasa të përballet me probleme financiare në të ardhmen./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...