Cikloni "Idai" dyfishon numrin e të vdekurve

Afrika

Cikloni "Idai" dyfishon numrin e të vdekurve

Më: 24 mars 2019 Në ora: 09:57
Cikloni

Rritet frikshëm numri zyrtar i viktimave nga cikloni Idai që goditi Afrikën jugore më shumë se një javë më parë.

Nga 242 të vdekur që ishin raportuar në Mozambik, të shtunën autoritetet folën 417 viktima.

Të dhënat e fundit e çojnë numrin e përgjithshëm të vdekjeve të regjistruara në Mozambik, Zimbabve dhe Malavi në rreth 700 njerëz.

Tensionet pritet të rriten më tej. Stuhia ka vrarë të paktën 259 njerëz në Zimbabve, ndërsa në Malavi 56 vetë vdiqën kur shirat e dendur goditën përpara ciklonit.

Por Kombet e Bashkuara thanë se zyrtarët do të jenë në gjendje të përcaktojnë bilancin përfundimtar të viktimave sapo ujërat të tërhiqen.

Zyra e OKB-së për Bashkërendimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha të shtunën se lumenjtë Buzi dhe Zambezi rrezikonin të dilnin nga shtrati sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat