Më shumë se 100 të vrarë në Mali - Bota Sot
Më shumë se 100 të vrarë në Mali

Afrika

Më shumë se 100 të vrarë në Mali

Më: 24 mars 2019 Në ora: 11:05
Mali

Raportohet që më shumë se 100 njerëz janë vrarë në Mali të Afrikës gjatë një sulmi në pjesën qendrore të këtij shteti. Vrasjet janë kryer nga disa persona të armatosur dhe të veshur me rroba tradicionale.

Një zyrtar lokal ka njoftuar se sulmuesit e kanë rrethuar një fshat dhe i kanë sulmuar fshatarët në shtëpitë e tyre në Ogossagou të rajonit Mopti. Besohet se cak i sulmuesve ishin anëtarët e komunitetit etnik të Fulas.

Ambasadorët e Kombeve të Bashkuara janë duke qëndruar në Mali për t’u marrë me rritjen e nivelit të dhunës etnike dhe xhihadiste.

Një zyrtar lokal i sigurisë ka thënë për agjencitë e lajmeve se këta njerëz janë vrarë me pushkë. Kryetari i një fshati tjetër ka thënë se ky sulm ishte masakër.

Vitin e kaluar, qindra njerëz u vranë në përleshjet mes banorëve të fisit Dogon dhe grupit etnik të Fulas. Këto dy grupe janë në konflikt mes vete për shkak të tokave dhe burimeve të ujit, shkruan “BBC”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...