Masakër në një fshat në Mali, vriten me armë dhe hanxhar 130 banorë - Bota Sot
Masakër në një fshat në Mali, vriten me armë dhe hanxhar 130 banorë

Afrika

Masakër në një fshat në Mali, vriten me armë dhe hanxhar 130 banorë

Më: 25 mars 2019 Në ora: 12:26
Mali

Më shumë se 130 vetë u vranë në një sulm në një fshat në Mali të shtunën nga njerëz të armatosur që mbanin veshjet tradicionale të gjuetarëve “Dogon”, një grup etnik në Mali.

Personat e armatosur rrethuan fshatin në agim përpara se të sulmonin njerëzit në shtëpitë e tyre në Ogossagou, në rajonin e Moptit.

Sulmuesit kanë synuar pjesëtarët e komunitetit etnik Fulani, të cilët akuzohen se kanë lidhje me xhihadistët.

Sulmi vjen ndërsa ambasadorët e OKB ishin në Mali për të diskutuar mbi dhunën në rritje.

Misioni i Këshillit të Sigurimit u takua me kryeministrin Soumeylou Boubeye Maiga për të folur për kërcënimin e rritur nga luftëtarët xhihadistë në Malin qendror.

Viktimat e sulmit vdekjeprurës të së shtunës u “vranë me armë dhe hanxharë”, tha një agjensi lokale e sigurisë për agjencinë e lajmeve AFP.

Dëshmitarët gjithashtu i thanë AFP se pothuajse të gjitha kasollet në fshat ishin djegur.

Kryebashkiaku i fshatit fqinj Ouenkoro, Cheick Harouna Sankare, e përshkroi sulmin si një “masakër”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...