9 të arrestuar për shpërndarje të lajmeve të rreme në Facebook

Afrika

9 të arrestuar për shpërndarje të lajmeve të rreme në Facebook

Më: 29 mars 2019 Në ora: 00:11
Foto ilustrim

Nëntë persona janë arrestuar në Tajlandë për shpërndarje të lajmeve të rreme në Facebook. Postimet e tyre përmbanin tematikën e shkarkimit nga detyra të disa zyrtarëve të zgjedhjeve dhe fletëve të rreme të votimit.

Në Tajlandë, ku aktualisht po qeverisë junta ushtarake, u organizuan për herë të parë votimet që prej grushtit të shtetit në vitin 2014. Në zgjedhje dolën një parti e mbështetur nga ushtria dhe rivali kryesor i tij është një miliarder që kërkon të qeverisë vendin.

Sipas autoriteteve vendase, 9 të arrestuarit për lajmet e rreme në Facebook, kishin përhapur njoftime në rrjetin social ku pretendonin se u shkarkuan dy komisionerë zgjedhorë dhe 600 mijë fletë-votime të paligjshme janë futur në mesin e fletëve të rregullta. Ata u akuzuan për krime kompjuterike dhe shpërndarje të informacionit të rremë.

“Ata u rrëfyen dhe thanë që nuk e dinin se ishin lajme të rreme”, u shpreh zëdhënësi i policisë. Të akuzuarit rrezikojnë burgim deri në 5 vjet dhe gjobë 3100 Dollarë nëse zbulohen se janë fajtorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat