Në Algjeri vazhdojnë protestat, përkundër dorëheqjes së presidentit - Bota Sot
Në Algjeri vazhdojnë protestat, përkundër dorëheqjes së presidentit

Afrika

Në Algjeri vazhdojnë protestat, përkundër dorëheqjes së presidentit

Më: 5 prill 2019 Në ora: 18:03
Protestat në Algjeri

Mijëra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit të Algjerisë për të kërkuar riorganizimin e plotë të strukturës politike të vendit.

Kjo është e premtja e shtatë e protestave.

Të martën, presidenti Abdelaziz Bouteflika, i cili ka qenë në pushtet që njëzet vjet, ka dhënë dorëheqje.

Në këtë rast, me Kushtetutë, rolin e presidentit duhet ta marrë kryetari i parlamentit.

Por, protestuesit kërkojnë që të gjithë ata që lidhen me Bouteflikan, të largohen.

Të rinjtë thuhet se janë forca kryesore drejtuese e protestave në Algjeri.

Pothuajse gjysma e popullsisë atje është nën 30 vjeç dhe shumë nga ta janë të papunë dhe jetojnë në kushte të këqija.

Protestat kanë nisur në shkurt, kur Bouteflika ka thënë se do të garojë për mandatin e pestë presidencial.

Ai më vonë i ka tërhequr planet dhe ka riorganizuar Qeverinë e Algjerisë, por ka dhënë dorëheqje këtë javë pasi protestat kanë vazhduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...