Boeing ulë numrin e prodhimit të aeroplanëve 737

Afrika

Boeing ulë numrin e prodhimit të aeroplanëve 737

Më: 6 prill 2019 Në ora: 09:45
Boeing

Kompania Boeing ka ulur përkohësisht numrin e prodhimit të linjës ajrore më të shitur, 737, pas dy aksidenteve me fatalitet në Etiopi dhe Indonezi.

Prodhimi do të bie nga 52 aeroplanë në 42, që nga mesi i prillit, deklaruan nga Boeing.

Vendimi vjen si pasojë e ndalesës së fluturimeve të aeroplanit 737 Max – model që ishte i përfshirë në dy aksidentet.

Sistemi operativ i aeroplanit është vu në dyshim nga autoritetet për mosfunksionim të mirë.

Një aeroplan 737 Max, ishte përplasur disa minuta pas arritjes në Addis Ababa, duke lënë të vdelur 157 persona.

I njejti model i aeroplanit në linjën ajrore të Indonezisë, u përplas në det pesë muaj më parë, menjëherë pas nisjes nga Xhakarta, duke lënë të vdekur 189 persona.

Hetuesit kanë gjetur ngjashmëri të mëdha në të dyja fluturimet që pësuan aksident.

Ekspertët besojnë se një sistem i ri i kontrollit të fluturimit (MCAS), në aeroplanë, mund të ketë qenë një faktor në të dy rrëzimet, përfshirë pamundësinë e pilotëve për të mbizotëruar atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat