Mijëra vetë dalin për marshime anti-qeveritare nëpër Sudan

Afrika

Mijëra vetë dalin për marshime anti-qeveritare nëpër Sudan

Më: 6 prill 2019 Në ora: 17:36
Foto

Mijëra protestues kanë marrë pjesë në marshime të reja anti-qeveritare në Sudan, sipas organizatorëve, transmeton The Guardian.

Shoqata Sudaneze e Profesionistëve ka bërë thirrje për t'i dhënë fund qeverisjes së tre-dekadëshe së Omar al-Bashir shumë shpejt pasi protestat filluan më 19 dhjetor mbi çmimet e rritura dhe një ekonomi të dështuar.

Videot e publikuara në internet treguan qindra protestues, kryesisht të rinj, duke marshuar drejt selisë së ushtrisë në kryeqytetin Khartoum të shtunën duke kërkuar mbështetjen e ushtrisë dhe duke kënduar "një popull, një ushtri" dhe "liri".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat