Keqësohet situata në Libi, fuqitë e mëdha evakuojnë personelin e tyre

Afrika

Keqësohet situata në Libi, fuqitë e mëdha evakuojnë personelin e tyre

Më: 7 prill 2019 Në ora: 14:28
Libi

Fuqitë ndërkombëtare kanë filluar ta largojnë personelin e tyre nga Libia për shkak të përkeqësimit të gjendjes së sigurisë dhe rrezikut nga shpërthimi i dhunës dhe luftës.

Komanda amerikane për Afrikën ka njoftuar se i ka larguar një grup ushtarësh nga Libia, ndërsa autoritetet e Indisë kanë thënë se trupat e tyre tashmë janë zhvendosur në Tunizi.

Forcat rebele, të cilat udhëhiqen nga Gjenerali Khalifa Haftar, kanë lëvizur nga lindja e vendit dhe i janë afruar kryeqytetit Tripoli.

Kryeministri i mbështetur nga Kombet e Bashkuara e ka akuzuar gjeneralin për organizim të një puçi dhe ka thënë se rebelët do të hasin në rezistencën e forcave qeveritare.

Libia është përballur me dhunë dhe mungesë të stabilitetit që nga vrasja e diktatorit Muammar Gaddafi në vitin 2011.

Kompania italiane e gazit dhe naftës, Eni, gjithashtu ka vendosur ta largojë stafin e saj të punëtorëve nga Libia. Një gjë të tillë pritet ta bëjnë edhe Kombet e Bashkuara.

Raportohet se banorët e Tripolit kanë filluar të blejnë ushqime rezervë dhe karburante, shkruan “BBC”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat