Rreth 21 të vdekur në luftimet afër kryeqytetit të Libisë

Afrika

Rreth 21 të vdekur në luftimet afër kryeqytetit të Libisë

Më: 8 prill 2019 Në ora: 11:07
Libi

Qeveria e Libisë, e cila mbështetet nga Kombet e Bashkuara, ka thënë se 21 persona janë vrarë dhe 27 të tjerë janë plagosur gjatë luftimeve afër Tripolit, kryeqytetit të Libisë.

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ka bërë thirrje për ndërprerje të menjëhershme të luftimeve dhe për zhvillim të bisedimeve të paqes.

Forcat rebele, të cilat udhëhiqen nga Gjenerali Khalifa Hakftar, janë zhvendosur nga lindja e vendit dhe kanë lëvizur drejt Tripolit.

Kryeministri i Libisë, Fayez al-Serraj, e ka akuzuar gjeneralin e forcave rebele për organizim të puçit dhe ka thënë se rebelët do të përballen me forcën e trupave qeveritare.

Në mesin e njerëzve të vrarë është edhe një mjek i Gjysmëhënës së Kuqe. Përndryshe, forcat rebele të Haftarit kanë thënë se gjatë përleshjeve të armatosura i kanë humbur 14 luftëtarë.

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për një armëpushim dyorësh në mënyrë që të evakuohen civilët, por luftimet nuk janë ndërprerë.

Fuqitë botërore kanë filluar ta largojnë stafin e tyre nga vendi afrikan për shkak të keqësimit të situatës së sigurisë.

Libia është përballur me dhunë dhe mungesë të stabilitetit politik që nga vrasja e ish-diktatorit Muammar Gaddafi në vitin 2011, shkruan “BBC”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat