Udhëheqësi i ri i përkohshëm i Algjerisë Abdelkader Bensalah, njoftoi të mërkurën se zgjedhjet e reja presidenciale do të mbahen më 4 korrik. Kushtetuta algjeriane kërkon një votim të ri brenda 90 ditëve nga emërimi i një presidenti të përkohshëm, shkruan AFP.
Bensalah u emërua të marten president i përkohshëm për të shërbyer në maksimum prej 90 ditësh derisa të organizohen zgjedhje të reja. Sipas kushtetutës ai nuk mund të kandidojë për këtë post. Me marrjen e rolit që ai premtoi në një fjalim televiziv për të organizuar një raund të zgjedhjeve të lira.
Bensalah mori drejtimin para disa javësh nga protestat masive që çuan në dorëheqjen e udhëheqësit të vjetër Abdelaziz Bouteflika pas 20 vjetësh si president.
Shefi i fuqishëm i ushtrisë së Algjerisë, Ahmed Gaid Salah, tha të mërkurën se ushtria do të shikojë procesin e përgatitjes për zgjedhjet presidenciale.