Shpërthimi i Ebola-s në Kongo nuk paraqet rrezik global

Afrika

Shpërthimi i Ebola-s në Kongo nuk paraqet rrezik global

Më: 14 prill 2019 Në ora: 10:51
Kongo

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se përhapja e Ebola-s në Republikën Demokratike të Kongos nuk është ende një emergjencë globale shëndetësore.

Ky shpërthim i Ebola-s është i dyti më i madhi në histori – duke infektuar 1,206 njerëz dhe duke vrarë 764. Gjithashtu nuk po tregon asnjë shenjë se do të përfundojë së shpejti.

Përpjekjet nga punonjësit shëndetësorë janë penguar nga konflikti dhe sulmet e rebelëve.

Ekspertët kanë paralajmëruar se do të jetë “shumë e vështirë për ta kontrolluar përhapjen e virusit”.

Shpërthimi filloi në gusht 2018 dhe vazhdon të mbetet brenda dy provincave në Republiken Demokratike të Kongos – Kivu Veriore dhe Ituri.

Megjithatë, OBSH ka paralajmëruar një “rritje të numrit të incidenteve të sigurisë”, duke e bërë të vështirë monitorimin e përhapjes së virusit, vaksinimit e njerërzve dhye kontaktiit e personave që ishin në kontakt me njerëzir e prekut nga Ebola.

Rastet janë rritur në javët e fundit dhe OBSH thotë se rreziku i përhapjes së virusit në vendet fqinje është “shumë i lartë”. Megjithatë, nga kjo organizatë është thënë se rreziku i përhapjes së virusit në nivel global është i ulët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat