Uganda mendon t’i ofrojë azil Basharit

Afrika

Uganda mendon t’i ofrojë azil Basharit

Më: 17 prill 2019 Në ora: 15:00
Foto

Uganda do ta shqyrtojë mundësinë që t’i ofrojë azil ish presidentit sudanez Omar al Bashar edhe përkundër akuzave të Gjykatës Ndërkombëtare Penale kundër tij, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme të Ugandës, Okelo Orjem.

“Uganda nuk do t’i kërkojë falje askujt dhe ne po e shqyrtojmë lutjen e Bashirit”, deklaroi ai.

Bashir (75), i cili 30 vjet ka qeverisur me Sudanin pasi ia morën pushtetin me puç ushtarak, javën e kaluar armata e ka rrëzuar nga pushteti pas protestave disamujore.

Bashir po ballafaqohet me përndjekje nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për shkak të vdekjes së rreth 300.000 personave gjatë kohës së kryengritjes në rajonin perëndimor sudanez Darfur për më shumë se një dekadë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat