Ky është shteti i vetëm që nuk ka internet - Bota Sot
Ky është shteti i vetëm që nuk ka internet

Afrika

Ky është shteti i vetëm që nuk ka internet

Më: 25 prill 2019 Në ora: 16:44
Foto ilustruese

Shteti i Çadit tanimë ka hyrë në ditën e 365’të pa internet, shkruan CNN.

Një ndalesë totale për mediat sociale filloi në mars të vitit 2018 pasi që reformat për kushtetutën hynë në fuqi. Reformat lejojnë presidentin e tanishëm Idriss Deby që të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2033, kur do të jetë 81 vjeçarë.

Deby ka qenë në pushtet që nga viti 1990 dhe më parë kishte premtuar që do kufizonte mandatet e udhëheqësve në shtetin që ai drejton.

Shteti afrikan është i prekur shumë nga konfliktet. Shteti në Afrikën qendrore ka pasur një të kaluar turbulente me shumë konflikte religjioze dhe etnike, ngjarje që kanë shkaktuar luftë civile të kohë pas kohëshme që kur vendi fitoi pavarsinë nga Franca në vitin 1960.

Rënia e internetit ka ndikuar edhe në ekonominë e vendit që veçsë kishte qenë në recension.

Konsiderohet që nga 15 milionë banorë që ka vendi, 6 milionë jetojnë në varfëri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...