39-vjeçarja me 38 fëmijë braktiset nga burri, kërkon ndihmë - Bota Sot
39-vjeçarja me 38 fëmijë braktiset nga burri, kërkon ndihmë

Afrika

39-vjeçarja me 38 fëmijë braktiset nga burri, kërkon ndihmë

Më: 27 prill 2019 Në ora: 08:41
Nabantazi me fëmijët

Është vetëm 39 vejçe, por ka 38 fëmijë nga 15 shtatzëni. Gjashtë nga shtatzënitë kanë qenë binjakë, katër shtatzëni me trinjakë, dhe pesë me katërnjakë.

Nabantazi tregon se ajo ishte martuar që 12 vjeçe, dhe fëmijët e parë i lindi kur ishte 13. Ajo do të kishte pasur 44 fëmijë në total, por thotë se gjashtë i kanë vdekur.

Atë e kishin paralajmëruar mjekët se kishte vezore me përmasa jashtë normales, por ilaçet kundër shtatzënisë i krijonin probleme të tjera, ndaj dhe numri i lartë i fëmijëve.

Gruaja nga Uganda thotë se ajo ndihet e bekuar për fëmijët që ka, por kërkon ndihmë, pasi e ka braktisur bashkëshorti pas lindjes së binjakëve të fundit, tre vite më parë, dhe tani është e vetmja e rritur që duhet t’i ushqejë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...