Numri i të vdekurve shkon në 38 nga cikloni në Mozambik

Afrika

Numri i të vdekurve shkon në 38 nga cikloni në Mozambik

Më: 29 prill 2019 Në ora: 22:27
Mozambik

Numri i të vdekurve në Mozambikun verior nga cikloni Kenneth është rritur në 38 persona.

Stuhia ka goditur vendin javën e kaluar, thanë zyrtarët, ndërkaq ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë në disa nga zonat më të prekura.

Instituti Kombëtar i Menaxhimit të Katastrofave (INGC) i Mozambikut njoftoi në përditësimin e tij të fundit, të hënën, se një numër i mëparshëm i vdekjeve të pesë fëmijëve u rishikua, duke shtuar se rreth 35,000 shtëpi u dëmtuan nga cikloni dhe përmbytjet u shtuan.

Ciklon që goditi të enjten provincën më veriore të Cabo Delgado të vendit, solli me vete shi të rrëmbyeshëm dhe rryma të erës prej më shumë se 200 kilometrash në orë.

Shkatërrimi ka prekur më shumë se 160,000 njerëz deri më sot, sipas vlerësimeve të INGC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat