Vazhdon përhapja e ebolës në Republikën Demokratike të Kongos - Bota Sot
Vazhdon përhapja e ebolës në Republikën Demokratike të Kongos

Afrika

Vazhdon përhapja e ebolës në Republikën Demokratike të Kongos

Më: 4 maj 2019 Në ora: 16:53
Kongo

Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmë-hënës së Kuqe thotë se epidemia e ebolës në Republikën Demokratike të Kongos po keqësohet dhe deri tani ka vrarë mbi 1000 vetë.

Federata tha sot se gjatë javës së kaluar janë diagnostikuar 23 raste të reja, një numër rekord që nga epidemia shkatërrimtare e vitit 2018.

Dhuna në rajon ka penguar përpjekjet për të vënë nën kontroll epideminë e dytë më të rëndë në histori të kësaj sëmundjeje virale. Mjekimet dhe puna parandaluese për momentin nuk po ecin me ritmet e nevojshme.

Shumë njerëz nuk shkojnë në klinika pasi i tremben dhunës. Personat e infektuar preferojnë të qëndrojnë në shtëpi, ku rrezikojnë edhe pjesëtarët e tjerë të familjes.

Punonjësit e shëndetësisë parashikojnë intensifikimin e ritmeve të përhapjes së infeksionit. Në përhapjen e saj më të rëndë në 2014, ebola vrau 11 mijë vetë brenda dy vjetësh në Afrikën Perëndimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...