Vëllai i ish-presidentit algjerian Bouteflika, është arrestuar së bashku me dy gjeneralë

Afrika

Vëllai i ish-presidentit algjerian Bouteflika, është arrestuar së bashku me dy gjeneralë

Më: 4 maj 2019 Në ora: 19:56
Foto

Said Bouteflika, vëlla me ndikim i ish-presidentit të vjetër Abdelaziz Bouteflika, u arrestua për t'u marrë në pyetje të shtunën së bashku me dy ish-shefat e shërbimeve të sigurimit të Algjerisë, shkruan AFP.

Një zyrtar i sigurisë i konfirmoi raportet e mediave algjeriane AP, duke thënë se Said Bouteflika u arrestua së bashku me dy gjeneralë, të dy ish-shefat e shërbimeve të sigurimit të Algjerisë. Korrespondenti i Algjerisë Moncef Ait Kaci gjithashtu konfirmoi këtë informacion.

Zyrtari nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht për shkak të natyrës diskrete të shërbimeve të sigurisë dhe foli në kushte anonimiteti.

Said Bouteflika është vëllai i ish-presidentit Abdelaziz Bouteflika, i cili dha dorëheqjen nën presionin e protestuesve dhe shefit të ushtrisë së Algjerisë pas 20 vjetësh në detyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat