Deri më tani, 187 persona kanë vdekur si pasojë e luftimeve në Libi - Bota Sot
Deri më tani, 187 persona kanë vdekur si pasojë e luftimeve në Libi

Afrika

Deri më tani, 187 persona kanë vdekur si pasojë e luftimeve në Libi

Më: 4 maj 2019 Në ora: 23:09
Libi

Luftimet e kohëve të fundit, që po bëhen në Libi, për marrjen nën kontroll të kryeqytetit Tripoli, i kanë marrë jetën 187 personave, ndërsa të lënduar kanë mbetur 1157, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë.

Qeveria gjithashtu ka transferuar edhe një numër të të lënduarve në Tunizi, Turqi, Itali dhe Ukrainë, për trajtim mjekësorë, tha Tarek al-Hamshiri, kryetar i forcave mjekësore në fushë-betejë, raporton Euro News.

Ofensiva e cila u organizua nga komandanti bazës ushtarake lindore, Khalifa Haftar, ka hyrë në javën e saj të pestë, si përpjekje për ta marrë nën kontroll Tripolin.

Qeveria e cila mbështetet nga OKB-ja, lëshoi një deklaratë këtë të shtune duke thënë se i njeh 710 luftëtarët e vrarë në vitin 2014, si martirë të kombit, si tentim për ta fituar simpatinë e njerëzve të cilët nuk e mbështesin atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...