Forcat amerikane vrasin 13 luftëtarë të ISIS-it në Somali - Bota Sot
Forcat amerikane vrasin 13 luftëtarë të ISIS-it në Somali

Afrika

Forcat amerikane vrasin 13 luftëtarë të ISIS-it në Somali

Më: 10 maj 2019 Në ora: 21:13
Somali

Si pasojë e një sulmi ajror të forcave amerikane në Somali, u vranë 13 luftëtarë të Shtetit Islamik.

Komanda Amerikane e Afrikës (AFRICOM) njoftoi të enjten vonë nëpërmjet një deklarate se sulmi kundër grupit terrorist u krye në malet e Golit.

Në deklaratë thuhej gjithashtu se “asnjë civil nuk u lëndua, apo u vra si rezultat i këtij sulmi ajror".

Në një tjetër sulm të kryer së fundmi nga Shtetet e Bashkuara në Somali, u vranë tre luftëtarë të ISIS-it. AFRICOM-i njoftoi në muajin prill se mes të vrarëve ishte dhe Abdulhakim Dhuqub, një udhëheqës i grupit në këtë vend.

Por Shteti Islamik nuk është grupimi i vetëm terrorist që operon në Somali. Një formacion i përbashkët i Al-Kaida-s me grupin al-Shabab kanë një prani më të madhe në këtë vend, sesa ISIS-i.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...