Ushtria në Sudan bën thirrje për bisedime të reja

Afrika

Ushtria në Sudan bën thirrje për bisedime të reja

Më: 11 maj 2019 Në ora: 14:35
Foto

Sundimtarët ushtarakë të Sudanit kanë ftuar krerët e protestës për një raund të ri bisedimesh mbi transferimin e pushtetit në një administratë civile, tha të shtunën lëvizja e protestës, shkruan AFP.

Thirrja erdhi pasi mijëra demonstrues mbetën të vendosur jashtë selisë ushtarake në Khartoum qendrore, duke premtuar se do të detyronin gjeneralët të dorëzonin pushtetin ashtu siç e detyronin presidentin veteran Omar al-Bashir të jap dorëheqje pikërisht një muaj më parë.

Bisedimet mbi kërkesën kryesore të protestuesve për një trup të udhëhequr nga civilët për të mbikqyrur një tranzicion katërvjeçar kanë qenë të bllokuar për ditë me radhë, me ushtrinë që insiston në mbajtjen e shumicës në çdo organ të ri qeverisës.

"Ne morëm një thirrje nga këshilli ushtarak për të rifilluar negociatat," tha Aleanca për Liri dhe Ndryshim në një deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat