Ish-presidenti i Sudanit akuzohet për përfshirje në vrasjen e protestuesve - Bota Sot
Ish-presidenti i Sudanit akuzohet për përfshirje në vrasjen e protestuesve

Afrika

Ish-presidenti i Sudanit akuzohet për përfshirje në vrasjen e protestuesve

Më: 13 maj 2019 Në ora: 21:33
Omar al-Bashir

Sudani e akuzoi presidentin e përmbysur, Omar al-Bashir, për nxitje dhe përfshirje në vrasjen e protestuesve, tha prokurori publik.

Akuzat erdhën pas hetimeve të vdekjes së një mjeku, i cili u qëllua gjatë protestave që çuan në fundin e sundimit të tij.

Bashir nuk është parë apo dëgjuar në publik prejse është rrëzuar nga pushteti më 11 prill.

Sipas disa njoftimeve, ai është dërguar në një burg në Kartum.

Në fillim të majit, ai është urdhëruar të paraqitej para një prokurori për t'u marrë në pyetje lidhur me akuzat për pastrim parash dhe financim terrorist.

Bashir ka qenë në pushtet për pothuajse 30 vjet, ndërsa në dhjetor protestuesit kanë filluar të kërkojnë dorëheqjen e tij.

Një këshill ushtarak ka marrë përsipër udhëheqjen e Sudanit, pas përmbysjes së Bashirit, por demonstruesit këmbëngulin që ai t'i dorëzojë përgjegjësitë tek administrata civile.

Bisedimet midis koalicionit ushtarak dhe opozitës po zhvillohen në përpjekje për të krijuar një trup të përbashkët tranzicioni për të udhëhequr vendin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...