Botsvana po kërkon vrasjen e elefantëve

Afrika

Botsvana po kërkon vrasjen e elefantëve

Më: 27 maj 2019 Në ora: 11:09
Elefantët

Qeveria e Botsvanës ka vendosur të heqë moratoriumin e gjuetisë së elefantit, që hyri në fuqi në 2014 me urdhër të ish-presidentit Ian Khama.

Ministria e Mjedisit, Ruajtja e Burimeve Natyrore dhe Turizmi ka njoftuar se vendimi është marrë pas vlerësimit të situatës në lidhje me popullsinë e elefantëve.
Vendimi, i ndjekur pas një debati të gjatë që përfshin një komision të përbërë nga shkencëtarët, OJQ-të, kompanitë turistike, komunitetet dhe autoritetet lokale.

Përse duan t’i vrasin elefantët?

Në Botsvana, jetojnë rreth 130.000 elefantë , që përbëjnë rreth 30 për qind të të gjithë atyre në savanën e Afrikës. Meqë ishin vendosur masa strikte për të mbrojtur këtë specie për 5 vjet, numri i tyre ishte rritur ndejshëm. Si pasojë, elefantët kishin pushtuar tokat dhe vënë në rrezik jetën e banorëve.

Në vetëm një natë këto kafshë mund të shkatërrojnë një sezon të tërë të korrjes. Gjithashtu  ata tërheqin grabitqarë të mëdhenj që masakrojnë kafshët e fermerëve, duke i sjellë dëme të konsiderueshme komuniteteve rurale. Problemi është katalizuar nga thatësira e lidhur me ndryshimet klimatike, e cila i ka detyruar elefantët të udhëtojnë distanca më të mëdha për të marrë ushqim dhe ujë, shpesh duke përfunduar në zonat e banuara. Kur elefantët bëhen problem, e vetmja mënyrë për t’i ndaluar është thirrja për t’i vrarë; ky është mesazhi që shfaqet në njoftimin Ministrisë së Mjedisit,  që shoqëron heqjen e ndalimit të gjuetisë.

Akuzat

Opozita e akuzojnë qeverinë për një “zgjedhje politike” dhe një dëshirë për t’u bashkuar me komunitetet rurale, përpara zgjedhjeve të planifikuara për në tetor. Heqja e ndalimit të gjuetisë gjithashtu rrezikon të minojë reputacionin e Botsvanës dhe të shkatërrojë ekoturizmin; që kur u hoq gjuetia, në të vërtetë, vizitat e turistëve janë rritur në mënyrë eksponenciale për udhëtime fotografike dhe takime me kafshët e egra të mrekullueshme në habitatin e tyre natyror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat