Etiopia kërkon falje pasi e "fshiu" Somalinë nga harta - Bota Sot
Etiopia kërkon falje pasi e "fshiu" Somalinë nga harta

Afrika

Etiopia kërkon falje pasi e "fshiu" Somalinë nga harta

Më: 27 maj 2019 Në ora: 15:45
Kryeqyteti i Etiopisë, Adis Ababa - foto arkivi

Ministria e Jashtme e Etiopisë kërkoi falje pasi një hartë e Afrikës në ueb-faqen e saj e përfshinte edhe Somalinë fqinje brenda kufijve të Etiopisë.

"Na vjen sinqerisht keq për ndonjë konfuzion dhe keqkuptim që mund të ketë shkaktuar ky incident", thuhet në deklaratë.

Somalia është fshirë tërësisht nga harta, por territori i vetëdeklaruar i Somalilandit - i cili nuk është i njohur ndërkombëtarisht - është shfaqur.

Harta ka shkaktuar reagime të shumta në mediat sociale.

Disa somalezë kanë thënë se ajo zbulon një plan më të gjerë të Etiopisë për të aneksuar vendin e tyre.

Gabimi është veçanërisht i ndjeshëm pasi Etiopia dhe Somalia prej kohësh kanë qenë rivale dhe kanë luftuar disa luftëra në kufi.

Marrëdhëniet midis dy vendeve kanë nisur të përmirësohen prejse kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, ka ardhur në pushtet vitin e kaluar dhe ka bërë vazhdimisht përpjekje për qetësimin e tensioneve në rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...