Gjurmë materieje organike aliene në malet e Afrikës së Jugut

Afrika

Gjurmë materieje organike aliene në malet e Afrikës së Jugut

Më: 27 maj 2019 Në ora: 19:35
Ilustrim

Materie organike me origjinë jashtëtokësore është zbuluar në gurët e maleve Makhonjwa, në Afrikën e Jugut, ndër më antikët në Tokë.

Kjo materie është gjetur në fragmentet e meteorëve të pasur me karbon që kanë rënë në planetin tonë më shumë se tre miliardë vjet më parë dhe që kanë mbetur të bllokuara në gurët e këtyre maleve.

Ky zbulim është publikuar në revistën “Geochimica et Cosmochimica Acta” nga grupi i shkencëtarëve të Qendër Kombëtare për Kërkime Shkencore (CNRS) në Francë, të koordinuar nga Frances Westall.

Fragmentet e meteorit, me diametër prej disa milimetrash, u zbuluan falë teknikave të sofistikuara të spektroskopisë brenda një depozite vullkanike të këtyre maleve antike afrikano-jugore.

“Bëhet fjalë për një prej provave të para të pranisë së karbonit jashtëtokësor në gurët e planetit tonë”, thekson Westall.

Sipas studiueses, “është e vështirë të mendohet që këto gjurmë të materies organike janë rezultati i një shiu të unik meteorësh. Ky zbulim, në fakt, përforcon hipotezën në bazë të të cilës elementet primare të jetës kanë rënë në Tokë pjesërisht nga hapësira, nëpërmjet meteorëve”. /Atsh/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat