Policia egjiptiane vret 14 militantë - Bota Sot
Policia egjiptiane vret 14 militantë

Afrika

Policia egjiptiane vret 14 militantë

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Forcat e sigurisë egjiptiane vranë 14 militantë të dyshuar për sulmin e djeshëm në një pikë kontrolli policor në veri të gadishullit të Sinai, kur të paktën tetë oficerë policie u vranë, njoftoi sot Ministria e Brendshme.

Me këtë, numri i militantëve të vrarë pas sulmit në qytetin e Al Arish u rrit në gjithsej 19.

Përgjegjësia për sulmin u mor nga Shteti islamik.

Ministria e Punëve të Brendshme tha se forcat e sigurisë zbuluan  militantët, të cilët më pas u arratisën në një shtëpi të braktisur në Al Arish.

"Forcat e sigurisë i rrethuan dhe hapën zjarr. Në përplasje, 14 militantë u vranë ", thuhet në deklaratë.

Gjatë këtij aksioni, forcat e sigurisë gjetën 14 pushkë automatike, tre pajisje shpërthyese dhe dy xhaketa për kryerjen e sulmeve vetëvrasëse.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...