Babai rrëfen tmerrin: Djali im ishte në gojën e leopardit, nuk e shpëtova dot - Bota Sot
Babai rrëfen tmerrin: Djali im ishte në gojën e leopardit, nuk e shpëtova dot

Afrika

Babai rrëfen tmerrin: Djali im ishte në gojën e leopardit, nuk e shpëtova dot

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 23:26
Foto ilustrim

Një baba në Afrikën e Jugut nuk ka për ti harruar lehtë pamjet e tmerrshme që ka parë teksa leopardi ka shqyer vogëlushin e tij. Courtney Ntimane ishte ndjekur nga leopardi që besohet të jetë tërhequr nga erërat e gatimit të mishit i cili po bëhej në barbecue.

Familja ishte duke ngrënë në banesën e tyre në Parkun Kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut kur kafsha u afrua.

Isaih tha se leopardi u ngjit mbi një pemë pranë banesën dhe u hodh në oborr. Vetëm disa orë pasi djali i tij dy vjeçar vdiq, 35-vjeçari i tha gazetës lokale “The Star” se gruaja dhe djali i tij nuk jetojnë me të, por kishte ardhur për një vizitë.

“Unë isha duke ecur në vilën time dhe Courtney më ndoqi. Nuk e vura re se ai ishte pas meje, sepse e kisha lënë duke luajtur me telefonin e nënës së tij. Sapo arrita në vilën time dhe po mbyllja derën prapa meje, dëgjova britmat që vinin nga jashtë dhe nxitova jashtë për të parë se çfarë po ndodhte. Pashë një tmerr me sy,  ishte errësirë, por e dallova që djali im ishte në gojën e leopardit dhe nuk kisha se çfarë të bëja…”

Ntimane tha se leopardi e lëshoi ​​djalin e tij në një fushë. Edhe pse e dërguan në spital, ai u shpall i vdekur sapo mbërriti. Zëdhënësi i policisë së zonës ku ndodhi ngjarja ka thënë se rojtarët nuk kishin zgjidhje tjetër përveçse të gjurmonin leopardin dhe ta vrisnin atë për të shmangur përsëri ngjarje të tilla të rënda.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...