Anijes me migrantë i ndalohet hyrja në Maltë - Bota Sot
Anijes me migrantë i ndalohet hyrja në Maltë

Afrika

Anijes me migrantë i ndalohet hyrja në Maltë

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 17:09
ilustrim

Një anije gjermane e shpëtimit është ndaluar që të hyjë në ujërat territoriale të Maltës, thanë autoritetet.

Kësaj anijeje me migrantë, fillimisht i ishte ndaluar hyrja në ujërat italiane. Politikat e migrimit të Italisë, së fundmi ka çuar në përplasje ndërmjet organizatave joqeveritare dhe autoriteteve italiane, mbi rregullat për mbylljen e porteve për anijet me migrantë.

Anija Alan Kurdi është e fundit në listën e anijeve, që bartin migrantë, e që kanë hasur probleme të ankorojnë në portet e Italisë në javët e fundit.

Anija gjermane, e emëruar për nderë të refugjatit trevjeçar sirian, Alan Kurdi, që u mbyt në Detin Mesdhe më 2015, pasi iu ndalua hyrja në Itali vendosi të lundronte drejt Maltës. Ajo pritet të arrijë në Maltë në orët e vona të së dielës.

Në bordin e kësaj anijeje gjenden 65 migrantë.

Forcat e armatosura malteze dhe Qeveria thanë se do të ndërmarrin veprimet e duhura nëse kjo anije shkel ujërat e Maltës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...