‘Terminatori’ i Kongos shpallet fajtor për krime lufte - Bota Sot
‘Terminatori’ i Kongos shpallet fajtor për krime lufte

Afrika

‘Terminatori’ i Kongos shpallet fajtor për krime lufte

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 14:06
Gjykata Ndërkombëtare për Krime

Ish-udhëheqësi i rebelëve në Kongo, Bosco Ntaganda, u shpall fajtor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Gjykatësit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime thanë se forcat besnike të tij u kanë nxjerrë zorrët foshnjave dhe u kanë thyer kokat.

Në total, Ntaganda, me nofkën “Terminator”, u shpall fajtor për 18 akuza, përfshirë vrasje, përdhunim, skllavëri seksuale dhe përdorimin e fëmijëve si ushtarë.

Ai është personi i parë që shpallet fajtor për skllavëri seksuale nga gjykata në Hagë.

Avokatët e tij thanë se Ntaganda, 45 vjeç, ishte viktimë, pasi ishte rekrutuar si një fëmijë ushtarë.

Por, sipas prokurorëve, ai ka mbikëqyrur masakrimin e civilëve nga ushtarët e tij në rajonin Ituri të Kongos, në vitet 2002 dhe 2003.

Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, më shumë se 60,000 njerëz janë vrarë që nga shpërthimi i dhunës në rajon në vitin 1999, ku milicitë luftojnë njëra-tjetrën për kontrollin e burimeve të pakta minerale.

Ntaganda u dorëzua në ambasadën amerikane në Republikën Demokratike të Kongos në vitin 2013.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...