Raportohet për tentim grusht-shteti në Sudan - Bota Sot
Raportohet për tentim grusht-shteti në Sudan

Afrika

Raportohet për tentim grusht-shteti në Sudan

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 22:52
Sudan

Televizioni shtetëror i Sudanit thotë se Këshilli Ushtarak i vendit ka ndaluar një grusht-shtet ushtarak.

Të paktën 16 zyrtarë ushtarak janë arrestuar në tentim të realizimit të puçit.

Raportimi i së enjtes nuk dha më shumë detaje, shkruan The Washington Post.

Zhvillimi vjen pasi Këshilli Ushtarak dhe udhëheqësit e lëvizjeve protestuese janë në diskutime mbi një marrëveshje për ndarjen e pushtetit.

Aleanca ushtarake dhe një koalicioni pro-demokraci ranë dakord javën e kaluar për një këshill të përbashkët sovran që do të qeverisë për pak më shumë se tre vjet derisa të organizohen zgjedhjet.

Të dyja palët thonë se një shtytje diplomatike nga SHBA-të dhe aleatët e saj arabë ishin çelësi për t’i dhënë fund një situate që ngriti frikën e luftës civile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...