Ruanda mbyll kufirin me Kongon për shkak të Ebolës

Afrika

Ruanda mbyll kufirin me Kongon për shkak të Ebolës

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Ruanda mbylli një pjesë të kufirit me Republikën Demokratike të Kongos, ku shpërthimi i Ebolës ka vrarë mbi 1,800 njerëz gjatë vitit të kaluar.

Së paku dy njerëz vdiqën muajin e kaluar në qytetin kufitar të Kongos, Goma.

Është ky shpërthimi më i keq i Ebolës në historinë e këtij vendi, ku së paku 2,700 njerëz janë infektuar me të.

Presidenca e Kongos tha përmes një deklarate se autoritetet e Ruandës kanë marrë vendim të njëanshëm për mbylljen e kufirit në Goma.

“Autoritetet e Kongos shprehin keqardhje për këtë vendim, i cili bie ndesh me këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)”, thuhet në deklaratë.

OBSH-ja ka paralajmëruar më herët që të mos bëhen përpjekje për të kufizuar virusin, duke kufizuar udhëtimin ose tregtinë.

OBSH: Shpërthimet e sëmundjeve vdekjeprurëse, “një normale e re”

Goma është një qendër kryesore tregtare dhe kulturore në kufirin e Kongos me Ruandën.

Ebola është një virus që fillimisht shkakton ethe, dobësi, dhimbje të muskujve dhe dhimbje të fytit.

Pacientët e prekur mund të vdesin nga dehidrimi dhe dështimi i disa organeve.

Shpërthimi më i madh i Ebolës që ka ndodhur në Afrikën Perëndimore më 2013-2016, ka prekur 28,616 njerëz, kryesisht në Guinea, Liberi dhe Siera Leone. Atëbotë janë raportuar 11,310 vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat