E dhimbshme: Ylli gjashtëvjeçar i YouTube vdes nga malaria

Afrika

E dhimbshme: Ylli gjashtëvjeçar i YouTube vdes nga malaria

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 11:15
Darcy Irakoze

Ylli gjashtëvjeçar i YouTube, Darcy Irakoze, i njohur në Burundi për skicat e tij të komedisë popullore ka vdekur nga malarja, ka bërë të ditur menaxheri i tij.

Irakoze, i njohur si Kacaman, ishte një nxënës i shkollës fillore që performonte në internet dhe në teatro.

Ai u diagnostikua me malarje të mërkurën dhe vdiq ditën tjetër.

Malaria ka vrarë mbi 1,800 njerëz në Burundi këtë vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Më shumë se pesë milionë raste janë regjistruar në vend që nga janari.

Sëmundja është një nga vrasësit kryesorë të fëmijëve në Afrikë, ku prekë jetën e më shumë se 2,500 fëmijëve çdo ditë, sipas agjencisë së fëmijëve të OKB-së, Unicef.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat