Dy të vdekur e pesë të zhdukur nga vërshimet në Kenia

Afrika

Dy të vdekur e pesë të zhdukur nga vërshimet në Kenia

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 09:43
Foto

Dy persona janë konfirmuar të vdekur dhe pesë të tjerë janë shpallur të zhdukur pasi një grup turistësh u goditën nga vërshimet e papritura gjatë reshjeve të mëdha të shiut në parkun kombëtar të Kenias.

Shërbimi Kenian i Natyrës tha se incidenti në parkun kombëtar “Porta e Ferrit” përfshiu pesë qytetarë kenianë, një udhërrëfyes turistik dhe një të huaj.

Gjatë operacionit të kërkimit dhe shpëtimit, autoritetet i gjetën dy trupa dhe po i vazhdojnë kërkimet për të tjerët. Parku tashmë është mbyllur për vizitorë.

Mediet lokale raportojnë se një i mbijetuar i kësaj tragjedie i lajmëroi mbikëqyrësit e parkut për incidentin, ndërsa autoritetet i dërguan në vendin e ngjarjes një ekip kërkimi dhe një helikopter.

Një zyrtar policor, duke folur në kushte anonimiteti, tha se personat e zhdukur llogariten si të vdekur, bazuar në deklaratat e dëshmitarit.

Parku ku ndodhi incidenti ka pamje mahnitëse. Në natyrën e tij të mrekullueshme është mbështetur edhe filmi i animuar me famë botërore, “The Lion King”, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat