Mugabe, nga lëvizja për pavarësi në diktaturë

Afrika

Mugabe, nga lëvizja për pavarësi në diktaturë

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 15:11
Robert Mugabe.

Robert Mugabe, udhëheqësi i parë i Zimbabvesë, pas pavarësisë, ka vdekur në moshën 95-vjeçare.

Mugabe ka qenë në një spital në Singapor, që nga prilli.

Ai u rrëzua nga pozita, përmes një grusht-shteti ushtarak në nëntor të vitit 2017, duke i dhënë fund tre dekadave në pushtet.

Ai fitoi zgjedhjet e para të Zimbabvesë pas pavarësisë, duke u bërë kryeministër në vitin 1980 dhe president më 1987.

Vitet e para të sundimit të tij u vlerësuan për zgjerimin e qasjes në kujdes shëndetësor dhe arsim.

Por, programi i tij i diskutueshëm për reformën e pronave shkaktoi një kolaps ekonomik dhe vitet e tij të fundit u shënuan me rritje abuzime të të drejtave të njeriut dhe korrupsion.

Ai është gjithashtu ishte i njohur për fyerjet ndaj Perëndimin, kundërshtarëve të tij dhe gazetarëve.

Image
Presidenti i Zimbabvesë, Emmerson Mnangagwa.

Pasardhësi i tij, presidenti i Zimbabvesë, Emmerson Mnangagwa, shprehu "trishtimin e tij” për vdekjen e Mugabes, duke e quajtur atë "babai themelues i Zimbabvesë" dhe "një ikonë e çlirimit".

Kush ishte Robert Mugabe?

Robert Mugabe u lind më 21 shkurt 1924 në Rodezia – që atëbotë ishte një koloni britanike, e drejtuar nga pakica e racës së bardhë.

Ai u burgos për më shumë se një dekadë pa gjyq pasi kritikoi Qeverinë e Rodezisë më 1964.

Më 1973, ndërsa ishte ende në burg, ai u zgjodh president i Bashkimit Kombëtar Afrikan të Zimbabvesë.

Pasi u lirua nga burgu, ai shkoi në Mozambik, nga ku drejtoi sulmet guerile në Rodezi. Por, ai u shqua gjithashtu si një negociator i aftë.

Marrëveshjet politike për t'i dhënë fund krizës rezultuan me formimin e Republikës së re të pavarur të Zimbabvesë.

Me prapavijën e një udhëheqësi në lëvizjen për pavarësi, Mugabe siguroi një fitore dërrmuese në zgjedhjet e para të Republikës më 1980.

Më 1987, ai u bë president i vendit – një post që do ta mbante dekadave të ardhshme, përmes fitoreve në zgjedhje dhe përdorimit të dhunës.

Gjatë dekadave të tij në pushtet, u rritën edhe kritikat ndërkombëtare, duke e portretizuar atë si një diktator.

Image
Robert Mugabe duke votuar në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2018, një vit, pasi është tërhequr nga posti i presidentit.

Në vitin 2000, pasi po përballej me kundërshtime serioze politike, për herë të parë, ai konfiskoi fermat që i kishin në pronësi të banorëve të racës së bardhë, për të zhvendosur fermerët nga shumica e banorëve me ngjyrë. Kjo shkaktoi probleme ekonomike, por rriti popullaritetin e tij në mesin e mbështetësve.

Në të njëjtën kohë, milicitë pro-Mugabe përdornin dhunën për të ndikuar në rezultatet politike.

Në vitin 2008, kur ai humbi rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, sulmet ndaj opozitës rezultuan me tërheqjen e rivalit të tij nga kandidatura.

Fjalia e tij e famshme, ende mbahet në mend, kur tha se “vetëm Zoti mund ta largonte nga detyra”.

Rrëzimi nga pushteti

Robert Mugabe u detyrua të ndajë pushtetin në vitin 2009 derisa vendi po përballej me një kolaps ekonomik, duke vendosur rivalin e tij politik, Morgan Tsvangirai si kryeministër.

Image
Më 2017, qytetarët në Zimbabve kishin protestuar, duke kërkuar largimin nga pushtetit të Robert Mugabe.

Por, në vitin 2017, mes shqetësimeve se ai po përgatiste gruan e tij Grace si pasardhëse të tij, ushtria – që ishte aleate i tij për një kohë të gjatë – u kthye kundër presidentit dhe e detyroi atë të tërhiqej./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat