Eritrea, vendi me censurën më të madhe të lajmeve - Bota Sot
Eritrea, vendi me censurën më të madhe të lajmeve

Afrika

Eritrea, vendi me censurën më të madhe të lajmeve

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 09:56
Ilustrim

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve – organiztë joqeveritare me seli në Nju Jork – publikoi të martën një raport për dhjetë vendet më censuruese në botë.

Në krye të listës është Eritrea, ndërsa ajo ndiqet nga Koreja e Veriut, Turkmenistani, Arabia Saudite, Kina e të tjera.

Raporti thotë se qeveritë shtypëse në këto vende “përdorin censurë dhe mbikëqyrje të sofistikuar digjitale, së bashku me metoda më tradicionale për të heshtur median e pavarur”.

Në tre vendet e para, media “shërben si kryefjalë e shtetit dhe çdo gazetari e pavarur zhvillohet nga mërgimi”, thuhet në raport.

Sipas tij, pak gazetarë të huaj që lejohen të hyjnë atje, monitorohen nga afër.

Vendet e tjera në listë përfshijnë: Vietnamin, Iranin, Guinean Ekuatoriale, Bjellorusinë dhe Kubën.

Raporti kujton se, sipas nenit 19 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, të gjithë kanë të drejtë të kërkojnë dhe të marrin lajme, si dhe të shprehin mendime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...