Qyteti i të vdekurve: Miliona trupa të mumifikuar në një vend - Bota Sot
Qyteti i të vdekurve: Miliona trupa të mumifikuar në një vend

Afrika

Qyteti i të vdekurve: Miliona trupa të mumifikuar në një vend

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Në Sakara, Egjipt ndodhen miliona trupa të mumifikuar në një vend, ku sipas arkeologës Bethany Hughes disa nga gjetjet ishin të vështira për t’u shpjeguar

Megjithëse shkencëtarët kanë eksploruar “botën e lashtë të të vdekurve” në Sakara, Egjipt për më shumë se 150 vjet, ky vend enigmatik mendohet të ketë ende shumë mistere dhe tërheq shumë studiues e turistë.

Të gjitha këto mumie janë të jashtëzakonshme, por arkeologët kanë zbuluar diçka tjetër. Jo vetëm trupat e njerëzve janë varrosur, por edhe kafshët. Ka tetë milionë qen të varrosur në një varr masiv, dhe katër milionë zogj në tjetrin.

“Egjiptianët e lashtë bënin arkivole të mëdha dhe se i gjithë lokacioni ishte një varrezë nëntokësore, ku u varrosën dema të mëdhenj të çmuar,” tha Bethany Hughes.

Me përjashtim të historianëve, ky vend është magnet edhe për turistët. Në gusht të këtij viti, Ministria e Antikiteteve dhe Ministria e Planifikimit Urban të Egjiptit nënshkruan një protokoll për ruajtjen e trashëgimisë arkeologjike dhe kulturore, i cili përfshin zhvillimin e shërbimeve të ekspertëve në këtë lokacion arkeologjik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...