OBSH nis fushatë masive të vaksinimit kundër fruthit në Kongo

Afrika

OBSH nis fushatë masive të vaksinimit kundër fruthit në Kongo

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Mbi 800,000 fëmijë do të futen në planin për vaksinim në Republikën Demokratike të Kongos, ku shpërthimi i fruthit ka lënë mbi 3,500 njerëz të vdekur këtë vit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Qeveria e Kongos thanë se synojnë që programi urgjent i vaksinimit të kryhet në pak më shumë se një javë.

OBSH-ja tha se epidemia po lëviz me të madhe.

Këtë vit, ajo ka vrarë më shumë qytetarë të Kongos sesa virusi Ebola.

Me gjithë raundet e mëparshme të imunizimit, sëmundja është përhapur në çdo pjesë të Kongos.

Mungesa e qasjes rutinore në vaksinim dhe kujdes shëndetësor thuhet se i ka kontribuar problemit.

"Republika Demokratike e Kongos po përpjeton një situatë të rëndë, sepse shumë fëmijë e kanë humbur imunizimin rutinor", tha Deo Nshimirimana, përfaqësues i OBSH-së për Kongon.

Fruthi është sëmundje ngjitëse dhe potencialisht fatale, që shkakton kollitje, skuqje dhe ethe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat