Militantët vrasin 25 ushtarë të Malit - Bota Sot
Militantët vrasin 25 ushtarë të Malit

Afrika

Militantët vrasin 25 ushtarë të Malit

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 11:31
Mali

Së paku 25 ushtarë të Malit në Afrikë janë vrarë dhe 60 të tjerë janë zhdukur pasi militantët i sulmuan dy kampe ushtarake në pjesë periferike të këtij shteti.

Kampet në qytezat Boulkessy dhe Mondoro, afër kufirit me Burkina Fason, u sulmuan nga militantët të hënën. Qeveria e Malit tha se forcat e sigurisë i kanë vrarë 15 militantë dhe e kanë marrë nën kontroll zonën, por e kanë humbur një pjesë të madhe të pajisjeve ushtarake.

Forcat e Malit tashmë e kanë nisur një operacion të përbashkët me forcat e Burkina Fasos dhe forcat franceze për t’i luftuar militantët.

Mali po përballet me dhunën e xhihadistëve dhe rivalitetin etnik që nga viti 2012, kur militantët e morën nën kontroll pjesën veriore të vendit dhe Franca e filloi intervenimin ushtarak.

Ky është një ndër sulmet më të rënda kundër trupave qeveritare këtë vit.

Autoritetet e kanë fajësuar grupin “Ansarul Islam” për sulmin ndaj ushtarëve, shkruan “BBC”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...