Përveç Kosovës, edhe një shtet tjetër sot ka zgjedhje - Bota Sot
Përveç Kosovës, edhe një shtet tjetër sot ka zgjedhje

Afrika

Përveç Kosovës, edhe një shtet tjetër sot ka zgjedhje

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 11:16
Tunizi

Tunizianët kanë filluar të votojnë të dielën për anëtarët e rinj të kuvendit, të cilët do të përballen me problemet ekonomike në kohën kur figurat e reja politike po i sfidojnë seriozisht partitë e vjetra.

Në kryeqytetin e vendit, Tunis, janë parë radhë të gjata të njerëzve që prisnin për të votuar, vetëm tetë vjet pas rrëzimit të pushtetit autokratik dhe lulëzimit të demokracisë gjatë revolucionit që e solli të ashtuquajturën “Pranverë arabe”.

Megjithatë, dështimi i koalicioneve të vazhdueshme mes partive të vjetra dhe ndalimi i dikurshëm i pjesëmarrjes në zgjedhje të partisë “Ennahda” për zgjidhjen e problemeve ekonomike i ka dekurajuar shumë votues.

Zgjedhjet parlamentare po mbahen pas rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale dhe para rundit të dytë të tyre. Në rundin e parë kanë votuar pak qytetarë, ndërsa në balotazh kanë shkuar dy figura të reja politike.

Përderisa presidenti i kontrollon në mënyrë të drejtpërdrejtë politikat e mbrojtjes dhe politikat e jashtme, partia më e madhe në kuvend ka të drejtë ta caktojë kryeministrin, i cili e formon qeverinë që merret me punët e brendshme, shkruan “Reuters".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...