Libani përshihet nga zjarret, kërkon ndihmë ndërkombëtare

Afrika

Libani përshihet nga zjarret, kërkon ndihmë ndërkombëtare

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 09:59
Liban

Autoritetet e Libanit kanë kërkuar ndihmë ndërkombëtare për të luftuar me qindra zjarre që janë përhapur në pyjet e këtij vendi. Zjarret nisën të hënën dhe tashmë janë përhapur edhe jashtë kufirit.

Zjarret më të rënda të dekadave të fundit nisën në malet perëndimore të Libanit për shkak të valës së vapës dhe erërave të forta.

Shtëllunga të mëdha tymi janë parë në qiellin e qyteteve Bejrut dhe Sidon. Raportohet se një zjarrfikës vullnetar ka vdekur nga flakët.

Dy roje pylli kanë vdekur në rajonin veriperëndimor të Latakias, raportojnë mediet shtetërore siriane. Përpos të vdekurve, tetë persona të tjerë janë lënduar.

Ministrja e brendshme e Libanit, Raya El Hassan, tha se qeveria i ka kontaktuar disa shtete për ndihmë dhe i publikoi disa fotografi të një helikopteri qipriot duke hedhur ujë mbi zjarre.

Nuk është e qartë si kanë nisur zjarret, por kryeministri Saad Hariri raportohet të ketë thënë se nëse ato janë shkaktuar qëllimisht, personat përgjegjës do ta paguajnë çmimin për këtë vepër.

Në luftën kundër zjarreve janë angazhuar edhe disa njësite të ushtrisë, përfshirë forcat ajrore dhe këmbësorinë, shkruan “BBC”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat