Qeveria e Libanit miraton pakon me reforma ekonomike pas protestave masive

Afrika

Qeveria e Libanit miraton pakon me reforma ekonomike pas protestave masive

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 16:23
Foto

Qeveria e Libanit ka miratuar një pako me reforma ekonomike me qëllim të ndaljes së protestave më të mëdha ndër vite.

Kryeministri i Libanit, Saad Hariri e ka bërë këtë njoftim në një konferencë për media më 21 tetor, teksa qindra mijëra njerëz kanë protestuar për të pestën ditë me radhë në rrugë.

“Këto vendime nuk janë të menduara si tregti. Ato nuk kërkojnë që ju të ndalni shprehjen e zemërimit. Ai vendim ju takon juve”, u ka thënë Hariri protestuesve.

Ai po ashtu ka mbështetur thirrjet e marshuesve për zgjedhje të parakohshme.

Protestuesit në Bejrut dhe qytete tjera janë nxitur pas propozimeve për taksa të reja, duke përfshirë edhe ato për shërbimet e mesazheve në internet.

Protestuesit akuzojnë klasën politike të këtij shteti për udhëheqësi të dobët, që ka ndikuar në rritje të korrupsionit dhe shpenzime të fondeve publike.

Hariri ka thënë se pagat e anëtarëve të parlamentit dhe zyrtarëve tjerë të lartë do të përgjysmohen në kuadër të reformave ekonomike.

Kabineti po ashtu ka miratuar shuarjen e disa institucioneve, duke përfshirë atë të minsitrisë së Informacionit, si dhe ka ndarë miliona dollarë për familjet e varfra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat