Vërshime në Republikën e Afrikës Qendrore, 28 mijë njerëz mbesin pa strehë

Afrika

Vërshime në Republikën e Afrikës Qendrore, 28 mijë njerëz mbesin pa strehë

Më: 29 tetor 2019 Në ora: 15:13
Foto

Vërshimet më të rënda në dy dekadat e fundit i kanë lënë 28 mijë persona pa strehë në Republikën e Afrikës Qendrore. Qeveria e këtij vendi ka thënë se këto vërshime janë një katastrofë e madhe natyrale.

Reshjet e mëdha të shiut filluan para disa ditësh, duke bërë që lumi Oubangui dhe degët e tij të dalin nga shtrati dhe t’i vërshojnë shtëpitë.

Në kryeqytetin e këtij shteti, Bangui, ku banojnë rreth një milion njerëz, shtëpitë e ndërtuara nga balta janë zhdukur pothuajse tërësisht nga vërshimet.

“Sot vendi ynë përballet me një katastrofë të madhe natyrore. Lumi Oubangui ka dalë nga shtrati dhe ka filluar t’i vërshojë tokat”, tha një zëdhënës qeveritar.

Ndryshe, vendim me rreth 4.7 milion njerëz përballet edhe me probleme të tjera. Viteve të fundit, në të ka pasur dhunë mes grupeve të armatosura dhe shkalla e varfërisë është një ndër më të lartat në botë.

Rreth dy të tretat e territorit të shtetit kontrollohen nga grupet militante dhe rreth 25 për qind e popullsisë është detyruar të zhvendoset në vende më të sigurta, shkruan “France24”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat