U mbajt peng për 10 ditë, miliarderi zbulon pse u kërkoi rrëmbyesve ta vrisnin - Bota Sot
U mbajt peng për 10 ditë, miliarderi zbulon pse u kërkoi rrëmbyesve ta vrisnin

Afrika

U mbajt peng për 10 ditë, miliarderi zbulon pse u kërkoi rrëmbyesve ta vrisnin

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 13:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Miliarderi Mohammed Dewji, i cili u rrëmbye për 10 ditë në tetor të vitit të kaluar, thotë se ishte gati të vdiste.

43-vjeçari nga Tanzania, i cili konsiderohet miliarderi më i ri në Afrikë, rrëfeu për BBC se u kërkoi rrëmbyesve ta qëllonin.

Ai foli për herë të parë për mediat pasi u rrëmbye jashtë një palestre në një hotel në qytetin Dar es Salaam.

Miliarderi shpjegoi për BBC pse u kërkoi rrëmbyesve të tij që ta vrisnin.

Dewji tha se ishte i çoroditur dhe me sytë e lidhur në momentin që kërkoi nga rrëmbyesit që ti jepnin fund jetës së tij.

“Unë isha me sytë e lidhur dhe kishte raste që ata vazhdonin të më kërcënonin me armën në kokë. Në ditën e 5-të ose të 6-të mendova se po humbja shikimin,”-tha ai.

Ndërsa shtoi: “Rrëmbyesi më thoshte: ‘Unë do të qëlloj ty” dhe unë i thosha ‘mund të më qëlloni dhe të më vrisni’. Ju çorientoheni, jeni lodhur sepse është një formë torture."

Dhjetë ditë pas rrëmbimit, Dewji u la i lirë dhe tregoi se nuk u pagua asnjë shpërblim.

As autoritetet dhe as Dewji nuk e dinë ende motivin e qartë të rrëmbimit të tij.

Miliarderi tha se u lirua në një fushë afër hotelit ku u rrëmbye.

"Ende nuk e di pse ndodhi. Natyrisht qëllimi dukej sikur donin para. Në fund ata më liruan pa marrë para,”-tha biznesmeni.

Një shofer taksie, Mousa Twaleb është i vetmi i dyshuar i arrestuar në lidhje me rrëmbimin.

Dewji tha ka bërë disa ndryshime në stilin e jetës pas kësaj përvoje traumatike. Ai  zëvendësoi dritat në shtëpinë e tij me llamba të ndritshme dhe braktisi zakonin e vrapimit vetëm në plazh.

Ai vlerësohet se ka një pasuri prej 1.5 miliardë dollarë.

Ndërkohë shtoi se dëshiron të investojë deri në 400 milionë dollarë në bujqësi në Tanzani gjatë dy viteve të ardhshme.

Kompania e tij MeTL, miliarderi prodhon tekstile, bluan miell, prodhon pije dhe vaj për ushqime për të paktën 6 vende afrikane.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat