Avioni me 196 persona në bord merr flakë gjatë zbritjes

Afrika

Avioni me 196 persona në bord merr flakë gjatë zbritjes

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 13:44
Avioni

Pamjet dramatike tregojnë se si një avion me 196 udhëtarë në bord ka marrë flakë menjëherë pasi ka zbritur në aeroportin e Sharm El Sheikut, në Egjipt.

Avioni Boeing 737-800 po drejtohej nga kompania SkyUp, nga Ukraina, arriti të zbresë pa asnjë problem në aeroportin bregdetar.

Avioni shkoi të parkohet te vendi i tij, kur papritur shpërthyen flakët e para te pjesa e majtë e mekanizmit të uljes.

Sipas teknikëve, vaji hidraulik i avionit kishte rrjedhur nga mekanizmi dhe kishte rënë sipër frenave të rrotave, të cilat ishin nxehur shumë, duke marrë flakë.

Të 189 udhëtarët dhe 7 anëtarët e ekuipazhit kanë arritur të zbresin pa lëndime.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat