Ushtria e Burkino Faso vret 32 terroristë

Afrika

Ushtria e Burkino Faso vret 32 terroristë

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 00:06
Ushtria e Burkino Faso

Ushtria e Burkino Faso ka njoftuar se ka vrarë 32 terroristë gjatë operacioneve në veri të vendit kundër xhihadistëve.

Rreth dhjetë ditë më parë, 38 njerëz vdiqën në një sulm për të cilin u akuzuan xhihadistët në lindje të këtij vendi.

Të premten, një patrullë ushtarake gjeti dhe sulmoi sulmuesit, me aksion artilerie dhe luftime që zgjatën për disa orë, tha sot ushtria.

Ushtria pretendoi se ajo "çliroi disa gra që u përdorën si skllave seksi nga terroristët" gjatë operacionit.

Të shtunën, ushtria kreu një sulm tjetër që, siç tha duke neutralizuar tetë terroristë dhe duke konfiskuar një sasi të mëdha armësh.

Të pajisur dhe të trajnuar dobët, ushtria, policia dhe xhandarmëria e këtij shteti të varfër të Afrikës Perëndimore nuk janë në gjendje të ndalojnë sulmet gati të përditshme të xhihadistëve.

Në total, gati 700 njerëz janë vrarë në sulmet që u atribuohen grupeve xhihadiste, disa të lidhura me Al-Kaedën dhe lëvizjen e Shtetit Islamik që nga viti 2015, me rreth 500,000 të zhvendosur brenda vendit.

Ushtria franceze në Burkino Faso ka një bazë prej 200 forcash speciale, dhe ka gjithsej 4500 trupa në rajonin Sahel të Afrikës, të cilat po ndërhyjnë gjithnjë e më shumë në Burkina Faso.

Në shtator, në një samit të jashtëzakonshëm në Ouagadougou, vendet e Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOVAS) premtuan një plan prej 1 miliard dollarësh gjatë katër viteve për të luftuar xhihadistët. Paratë kanë për qëllim forcimin e ushtrive që luftojnë kundër tyre në Mali, Niger dhe Burkina Faso, duke parandaluar përhapjen e sulmeve xhihadiste në vendet fqinje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat