Zbulohet qyteti i humbur në Afrikë

Afrika

Zbulohet qyteti i humbur në Afrikë

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 15:48
Foto

Qyteti ishte pjesë e një civilizimi të fuqishëm të quajtur Perandoria Aksum, i cili mbizotëroi me shekuj në Afrikën Lindore dhe tregtoi me fuqi të tjera të mëdha si Perandoria Romake.

Perandoria Aksum, ishte një vend i rëndësishëm në Afrikën verilindore që filloi ngritjen dhe rritjen e tij nga shekulli i 4 pas Krishtit. Selia e saj e lashtë ishte qyteti Aksum i vendosur në Etiopinë veriore, një nga fuqitë kryesore të kohës, së bashku me Romën, Persinë dhe Kinën, shkruan New Scientist.

"Bëhet fjalë për një nga civilizimet më të rëndësishme antike dhe shumë nuk e kanë dëgjuar kurrë për atë," tha arkeologu Michael Harrower nga Universiteti Johns Hopkins.

Deri më tani, nuk dihet saktësisht se si u zhvillua ky civilizim i fuqishëm. Ajo u parapri nga një shoqëri e ashtuquajtur para-aksum, emri i së cilës nuk dihet. Ky civilizim i hershëm mund të ketë qenë i bazuar në Yehi në Etiopinë veriore, i cili ka shkrimin dhe arkitekturën më të vjetër në Afrikën nën-sahariane. Për shkak të kësaj, Harrower dhe kolegët hulumtuan zonën përreth.

Pas këshillimit me vendasit, arkeologët filluan të gërmojnë përgjatë një kodre pranë fshatit dhe  gjetën një seri mureve prej guri që ishin pjesë e ndërtesave të qytetit antik.

"Etiopia është një vend i shkëlqyeshëm për arkeologët. Shumica e lokaliteteve në Greqi dhe Romë janë eksploruar tashmë, kështu që rrallë zbulohen qytete antikë më të mëdhenj në zonë," tha Harrower.

Studiuesit e quajtën qytetin Beta Samati, dhe u zbulua se ai kishte qenë i banuar që nga viti 771 para Krishtit deri në vitin 645. Kjo do të thotë se ajo ka ekzistuar në periudhën para Perandorisë Aksum..

Harrower konsideron se vendbanimet para-Aksum nuk u braktisën në kohën e krijimit të Aksum dhe se mund të mos ketë pasur ndonjë konflikt politik, siç supozohej më parë nga arkeologët.

Populli i Aksum fillimisht besoi në më shumë se një zot. Sidoqoftë, gjatë shekullit të katërt, mbreti Ezana e shndërroi Aksum në krishterim. Arkeologët kanë gjetur një varëse prej guri me një kryq të krishterë në zonën Beta Samati, një unazë aliazh bakri të mbuluar me gjethe ari, amfora që ndoshta ishin përdorur për të ruajtur verën dhe sende të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat