Mijëra forca të sigurimit libanez qëlluan të dielën me gazlotsjellës, plumba gome dhe topa uji për të shpërndarë qindra protestues në ditën e dytë protestuese, duke i dhënë fund asaj që filloi si një tubim paqësor në kundërshtim me goditjen më të ashpër të demonstratave anti-qeveritare në dy muaj, raporton AP.
Dhuna vjen në prag të një takimi midis presidentit dhe bllokut parlamentar në të cilin Kryeministri i dorëhequr Saad Hariri pritet të riemërohet në këtë post.
Hariri dha dorëheqjen në 29 tetor në mes të protestave mbarëkombëtare që kanë akuzuar të gjithë elitën politike për korrupsion dhe keqmenaxhim mes rënies më të keqe ekonomike të Libanit në dekada. Protestuesit thonë se ata nuk do ta pranojnë Haririn si kryeministër, duke kërkuar një kryetar të pavarur të qeverisë që nuk ka lidhje me partitë ekzistuese.